×
Zgjedhjet 2021

Abdixhiku i kundërpërgjigjet Konjufcës për rishqyrtimin e zhvendosjes së ambasadës në Jerusalem

Insajderi
07 February 2021 - 22:08
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është kundërpërgjigjur kanditatit për deputet të VV-së, Glauk Konjufcës i cili ka thënë se  nëse Kosova kushtëzohet për hyrjen në BE me zhvendosjen e ambasadës së Kosovës nga Jeruzalemi, atëherë kjo do të rishqyrtohet.

Abdixhiku në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se partitë politike mund të gjykohen për një politikë të caktuar që e kanë bërë, e jo për historinë e tyre 20 vjeçare.

“Partitë politike nuk gjykohen për të kaluarën e tyre historike për 20 vjet në bllok. Partitë mund të gjykohen për një pjesë të mandatit që e kanë pas oser jo, për një politikë të caktuar që e kanë bë ose jo”, tha Abdixhiku.

Ai filloi të marr shembull marrëveshjen e Uashingtonit, ku tha se LDK-ja gjithmonë do të ketë një bashkëpunim të ngusht me Amerikën, pa marrë parasysh se kush është president.

“Ti mund të thuash që LDK’ja ka bërë gabim që e ka dëgjuar Amerikën. Edhe mund të them që s’është gabim edhe del para qytetarëve edhe thua që unë do ta tërheqi marrëveshjen e Ëashingtonit dhe me këtë edhe amabsadën nga Jerusalemi, ..që e ka thënë (Glauk Konjufca), kjo është një alternativ.

Edhe alternativa jonë është që të themi jo jo ne do të jemi në një bashkëpunim të ngusht edhe me administratën Trump edhe me administratën Biden edhe me administratën tjetër që vjen pas Biden sepse kështu është rrugëtimi ynë politik, pra këto janë ballafaqimet. Historikisht nëse përballemi secila parti politike e ka betejën e humbur me LDK’në”, shtoi Abdixhiku.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark