
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku duke folur nga foltorja e Kuvendit, Abdixhiku tha se në Banjskë në krye të grupit të terroristëve qëndronte Milan Radojçiq.
Ndër të tjera, kreu i LDK-së tha se sulmi i së dielës ka pasur për qëllim nxitjen e përplasjes e policisë me popullsinë civile.
“Këtë të diele Republika e Kosovës u bë cak i një sulmi mirë të organizuar, mirë të paramenduar terroristë. Në krye të këtij organizimi qëndronte krimineli, tashmë i shndërruar në terroristë, Milan Radojçiq në mbështetje të tij, tashmë pas asnjë dyshim qëndronte Republika e Serbisë. Qëllimi ishte i qartë siç u kuptua nga sponsorizuarit e sulmit terroristë, krijimi i një realiteti të ri në veri dhe për krijimin e këtij realiteti të ri në veri, duheshin edhe viktima. Ato vinin në formë e pelegrinëve si vizitorë në Manastirin e Banjskës, si masë nxitëse e një përplasje në mes të Policisë së Kosovës me popullsinë civile në veri”, tha ai.