Abdixhiku: Kryeministri Kurti ka rënë në kurthin e Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Abdixhiku: Kryeministri Kurti ka rënë në kurthin e Serbisë

    Insajderi
    10 November 2022 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në Rubikon me Adriatik Kelmendin bëri thirrje për unitet. Ai tha se kryeministri Kurti po e vë në rrezik Kosovën.

    Abdixhiku tha se distancimi prej aleatëve është gabim, duke theksuar se Kurti ka rënë në kurth të Serbisë.

    “Kryeministri i Kosovës me politikën e vet distancuese prej aleatëve ka rënë në kurthin e Serbisë” – tha ai.

    Ai ndër tjerash tha se Kosova nuk ka as sovranitet të plotë.

    “Kosova nuk ka sovranitet të plotë, qytetarët tonë duhet ta kuptojnë që përveç që po humbet, Kosova është bërë pre e sulmeve të vazhdueshme diplomatike të qendrave botërore. Në jemi shtet sovran, kemi kufijtë, por shteti nuk po funksionon në pjesën e veriut. Sot nuk ka zjarrfikës, polic, prokuror. Kam kuptuar se nuk ka polic as për gjobat e trafikut. Është problem i nxitur nga Serbia, por po shkaktohet në territor të Kosovës” – tha Abdixhiku.

    Ai potencoi se kryeministri i Kosovës do ta ketë përkrahjen e LDK përderisa koordinohet me qeverinë e SHBA-ve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark