×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Abdixhiku: Llapi po rikthehet si bastion i LDK-së

    Insajderi
    22 June 2023 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka mirëpritur lajmin që Ekrem Hyseni është zgjedhur kryetar me mandat katër vjeçar i degës së LDK-së në Llap.

    Abdixhiku ka thënë se Llapi po rikthehet si bastion burimor i LDK-së.

    “Atë, delegatët e degës dhe gjithë strukturat e zgjedhura në Kryesi e Kuvend Qendror i urova për një proces demokratik. Pjesëmarrja e mbi 1400 anëtarëve tanë në këtë proces delegimi e besimi, është shenjë e qartë e një angazhimi të mirëfilltë strukturor. E besimi bindës në Ekremin, nga 90 delegatë të Kuvendit Zgjedhor, përveç se privilegj, duhet të shërbejë dhe si obligim për barrën që ai duhet të bartë përpara”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

    Tutje, Abdixhiku ka thënë se është plotësisht i bindur për rrugën përpara të Hysenit.

    “Llapi po rikthehet si bastion burimor i Lidhjes; aty ku e kishte vendin gjithherë. Do të punojmë fort, do të punojmë mbarë, me Dokun e çdo patriot të djathtë për mbajtur LDK-në në hap me kohën”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark