Një ditë pas vizitës së djeshme të Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në Podujevë, apo në njërën ndër komunat më të vizituara gjatë kësaj kohe nga ai, duket se entuziazmi ende vazhdon.
Me këtë rast, Abdixhiku, tha se, mbrëmë u rikonfirmua vendimi i madh i llapjanëve, për rikthimin e LDK-së në pozitën e saj origjinale në Llap, si dhe e rikonfirmuan faktin që kryetari i Podujevës do të jetë Dr. Ekrem Hyseni.
“Me trup e me shpirt, më 17 tetor do të jem në Llap për festën e madhe”, ka thënë Abdixhiku.