Gjatë tubimit të sotëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Viti, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, në fjalën e tij, tha se në Vitinë e bukur, ndryshimi ka nisur me Sokolin dhe mund të vazhdojë vetëm me të.
“Dora e qeverisjes së mirë në Viti ka prekur të gjitha shtresat shoqërore, të rinjtë e të rejat, gratë e të moshuarit, fermerët e bujqit, mësuesit e mjekët, ndërmarrësit e tregtarët, sportistët e artistët.
Sokoli duke punuar për të gjithë, me të drejtë ka arritur që të shndërrohet në një kryetar që pranohet nga të gjithë pa dallim”, theksoi Andixhiku para të pranishmëve.