×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Abdixhiku në Washington takon kongresmenin demokrat Ritchie Torres

    Insajderi
    17 November 2022 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjatë qëndrimit në ShBA, ka takuar edhe Kongresmeni demokrat Ritchie Torres.

    Abdixhiku thotë se ka biseduam për aspiratat e popullit të Kosovës në rrugëtimin euroatlantik si dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së SHBA-ve në këtë rrugëtim. “Si njohës i mirë i çështjes shqiptare dhe nevojave të Republikës sonë, Kongresmeni Torres ofroi mbështetje të parezervë”, ka shkruar Abdixhiku.

    “Në Kongres u prita nga Kongresmeni demokrat Ritchie Torres, njëkohësisht bashkëkryesues i Grupit për Shqiptarët në Kongresin Amerikan. Patëm një diskutim të hapur e shumë përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit në Kosovë e rajon. Biseduam dhe për aspiratat e popullit të Kosovës në rrugëtimin euroatlantik si dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së SHBA-ve në këtë rrugëtim. Si njohës i mirë i çështjes shqiptare dhe nevojave të Republikës sonë, Kongresmeni Torres ofroi mbështetje të parezervë. E falënderova për gjithë kontributin e dhënë në Kongres. Në veçanti, populli ynë do të jetë gjithmonë mirënjohës për angazhimin e pandalshëm të tij drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve dhe nevojës për vënie të drejtësisë nga lufta e fundit në vend. Kongresmenin Torres do të jetë këtë javë për vizitë në Kosovë. Përveçse do të gjej një vend të bukur me histori plot, do të gjej dhe një popull mirënjohës për rolin e SHBA-ve në Kosovë”, 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark