Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, para përkrahësve të LDK-së dhe qytetarëve të Gjilanit në ‘Turneun e Ndryshimit’, tha se Kosovën nuk ka forcë që e ndal.
Abdixhiku theksoi se Serbinë e kemi mundur një herë e do ta mundim gjithherë,
“Dhe nga Gjilani, vendlindja e kryengritësve të mëdhenj, patriotëve si Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani e Agim Ramadani, më lejoni të them se s’ka forcë, akt terrorist e as grup kriminal që mund të rrënojë shtyllat e Republikës. E kemi mundur Serbinë një herë, do ta mundim gjithherë. Koha ta mundim dhe ngecjen, izolimin e përçarjen e madhe brenda Kosovës. Unë besoj në Republikën e Kosovës”, tha Abdixhiku.