×
  • Lajme
  • Insajderi

    Abdixhiku: Ngjarja tragjike e vdekjes së nënës dhe fëmijës së saj është humbje e madhe për të gjithë ne

    Insajderi
    25 June 2023 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas humbjes të jetës së nënës dhe fëmijës së saj 5 vjeçar si pasojë e reshjeve të shiut në komunën e Pejës.

    “Jam në komunikim të vazhdueshëm me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri pas vërshimeve të shiut të cilat shkaktuan humbje jetësh e dëme të mëdha në disa lagje të Pejës”, është shprehur kryetari i LDK-së.

    Abdixhiku shprehet se ngjarja tragjike e vdekjes së nënës dhe fëmijës së saj është humbje e madhe për familjen, për qytetin e Pejës si dhe për të gjithë ne.

    “Prandaj në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës iu shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve, ndërsa të lënduarve tjerë shërim të shpejtë e të plotë. Në kohë të vështira si kjo nga fatkeqësitë natyrore të cilat dhe janë të paparishkueshme duhet të jemi solidarë dhe të përkrahim njëri-tjetrin”, shprehet ai.

    “U bëj thirrje institucioneve qendrore të mobilizojnë të gjithë mekanizmat shtetëror të iu dalin në ndihmë të menjëhershme qytetarëve të prekur nga vërshimet. Institucionet tona duhet të koordinohen me të gjitha organet lokale për t’iu përgjigjur nevojave të familjeve tona në përballje me këtë situatë”, ka deklaruar Abdixhiku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark