Insajderi
Lajme

Abdixhiku pas pritjeve masive nëpër tubime: Ta ndryshojmë slloganin që sot, nga ‘’Bëhu Ndryshimi’’, në ‘’Krejt Kosova LDK’’

Insajderi
18 January 2025 - 14:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku pas pritjeve masive nëpër tubime: Ta ndryshojmë slloganin që sot, nga ‘’Bëhu Ndryshimi’’, në ‘’Krejt Kosova LDK’’
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit në Deçan të premten bëri një propozim para simpatizantëve e përkrahësve të shumtë që e pritën në sallë.

Ai propozoi që ta ndryshojnë slloganin nga ‘’Bëhu Ndryshimi’’, siç e kanë tani, në ‘’Krejt Kosova LDK.

‘’Propozoj para jush këtu, ta ndryshojmë slloganin që sot. Nga ‘’Bëhu Ndryshimi’’ në ‘’Krejt Kosova LDK’’. Sepse ndryshimi tashmë ka ndodhë, kur krejt duan të duken si ne, krejt Kosova është LDK. Meqë duan të na ngjasojnë, e meqë aq shumë duan të duken si ne, le tua bëjmë më të lehtë këtë zgjidhje. Le të votojnë drejt për drejt LDK, le të votojnë 124’’, tha Abdixhiku gjatë tubimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark