×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Abdixhiku pas protestës së FIT-it: Heronjtë e veriut, të poshtëruar nga qeveria

    Insajderi
    01 November 2023 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas protestës së njësisë elitare të Policisë së Kosovës.

    Abdixhiku tha me anë të një postimi në ‘Facebook’ se njësisë më elitare të shtetit po i obligohet të dale në protestë. Për të njëjtit tha se janë poshtëruar nga, siç deklaroi ai, “nuk dëgjon për ta kur kanë nevojë”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Njësia më elitare e shtetit detyrohen në protestë. Heronjtë e veriut, djemtë më të zot, të poshtëruar nga një Qeveri që nuk dëgjon për ta kur ata kanë nevojë. Kosova meriton më mirë.  Kosova mundet më shumë”, tha Abdixhiku.

    Pjesëmarrës në protestë ishin pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark