×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku për filmin ‘Zgjoi’: Blerta bëri historinë, zë më të mirë Kosovës askush s’mund t’i bëjë sot

    Insajderi
    03 February 2021 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas suksesit të arritur të filmit “Zgjoi” nga Kosova, në “The Sundance Film Festival”, festivalin më të madh të pavarur të filmit në SHBA, kandidati për deputët nga LDK, Lumir Abdixhiku ka uruar Blerta Basholli për fitoren e madhe që i solli Kosovës.

    Përmes një postimit të tij në Facebook, Abdixhiku ka thënë se Blerta bëri histori dhe se zë më të mirë Kosovës askush s’mund t’i bëjë sot.

    “Sot një ëndërr shkolle u bë realitet. Blerta bëri historinë. Filmi i saj “Zgjoi” – film mbi përpjekjet e dhimbshme të grave të Krushës – fitoj tri çmimet kryesore të festivalit “Sundance”. Zë më të mirë Kosovës askush s’mund t’i bëjë sot. Çfarë Blerte. Seç na dha secilit një copë krenarie. Blerta është zëri i secilës vajzë sot. Ëndrrat megjithatë bëhen realitet. Mbani ato. Mbroni ato. Jetoni për to. Bëhuni Blertë!”, ka shkruar Abdixhiku./ Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark