Insajderi
Lajme

Abdixhiku përmend zgjedhjet e reja- Kurti shpreson ende në një marrëveshje: Do të flasë sërish

Insajderi
02 September 2026 - 12:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku përmend zgjedhjet e reja- Kurti shpreson ende në një marrëveshje: Do të flasë sërish
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paralajmëroi takime të reja me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun për çështjen e Presidentit.

Kurti theksoi edhe sot se përkundër kundërshtive brenda LDK-së, marrëveshja për emrin e Bekim Sejdiut për President, është ende valide.

“Flasim në Prishtinë për këto çështjet tjera. Këtu jemi për eficiencë të energjisë. Por, natyrisht, siç kam thënë mbrëmë, do të zhvillojmë edhe takime dhe mbledhje. Për neve marrëveshja politike është valide”, tha ai.

Kurti s’e përjashtoi mundësinë që një takim me Abdixhikun të mbahet dikur më vonë sot, ndërsa konfirmoi se diçka e tillë nuk ndodhi në mëngjes.

“Jo se në mëngjes u nisa për Viti”, tha ai për gazetarët, pas ceremonisë së përurimit të implementimit të masave të efiçiencës së energjisë në shkollën “28 Nëntori” në Viti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark