×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Abdixhiku: Policia ka kryer punën, është koha e diplomacisë

    Insajderi
    19 October 2023 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Si duket edhe pas provokimeve të Serbisë, presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës nuk po ç’bëhet”, ka deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

    I ftuar në Konfront të KTV-së, Abdixhiku tha se çështja e përballjes me Serbinë për Kosovën nuk është e re asnjëherë.

    “Kjo çështje s’është e re asnjëherë. Këtë herë ka përmasa të sigurisë në formë të terrorizmit sepse faktet tani janë të qarta, Kosova s’ka strehuar terroristë dhe mbi të gjitha është e qartë me gjithë sasinë e armatimit që kemi një sulm të orkestruar. Në një përballje të tillë është e rëndësishme që Kosova të tregohet e matur dhe e vendosur”, ka thënë kryetari Abdixhiku.

    Ai tutje ka shtuar se Policia e Kosovës e ka fituar betejën në terren, ndërsa tani koha është e diplomacisë.

    “Kam deklaruar se djemtë e vajzat tona e kanë fituar betejën në teren, tani është koha e diplomacisë të tregon veten”, ka thënë Abdixhiku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark