×
  • Lajme
  • Insajderi

    Abdixhiku poston 37 foto, Veliu 39 – Asnjë foto duke u përshëndetur rivalët e brendshëm partiak

    Insajderi
    19 March 2023 - 20:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar 33 vjetorin e themelimit të degës në Podujevë. Komunë kjo që dikur ishte bastion i LDK’së sa ishte nën udhëheqjen e Agim Veliut si kryetar dege. Por, me ardhjen në krye të parëtisë të Lumir Abdixhikut raportet mes tyre u përkeqësuan.

    Veliu duket se ende nuk i ka kaluar inatet e vjetra me Abdixhikun i cili pas ardhjes në krye të LDK’së kishte iniciuar ndryshimet në këtë degë që rezultuan me Ekrem Hysenin kryetar të degës dhe shkarkimin e Veliut.

    Inatet mes tyre nuhaten edhe në mbledhjen e sotme. Si fillim, Veliu nuk u ngrit në këmbë kur në skenë doli kryetari Abdixhiku për të mbajtur fjalim.

     E pastaj inatet e vjetra i shprehen edhe në Facebook. Të dytë postuan eventin me fotografi por ajo çka ra në sy është se asnjeri nuk postoi fotografi duke u përshëndetur me rivalët e brendshme partiake.

    Lumir Abdixhiku ka postuar 37 fotografi. Vetëm dy nga këto shihet ish-kryetari i degës dhe ish- ministri i brendshëm, Agim Veliu.

    Ndërsa ky i fundit ka postuar 39 fotografi por inati i tij duket të jetë me i madh sepse ai nuk ka postuar asnjë fotografi të paraqitjes së kryetarit në shënimin e 33 vjetorit të degës në Podujevë.

    Veliu, përpos që e injoroi me albumin fotografik –  asnjëherë nuk e përmend Abdixhiku në shkrimin e tij në Facebook, ani pse duke përmendur themeluesin Ibrahim Rugova, Veliu ka bërë thirrje për unitet, që sipas tij tash është më i nevojshëm se kurdoherë.

    Veliu nuk e përshëndeti as kryetarin aktual të degës, Ekrem Hysenin

    Agim Veliu u prononcua për Tv Llapi në lidhje me injorimin e dyanshëm që ndodhi. Ai tha se nuk u përshëndet fare nga kryetari i degës Ekrem Hyseni.

    Nuk e panë të arsyeshme me e përshëndetë njeriun që e ka themeluar LDK-në para 33 vjetëve. Të shohim kur të hapet procesi i zgjedhjeve sigurisht unë jam i interesuar që LDK në Llap të rikthehet si parti e parë. E kjo formë duke proklamuar unitet e duke vepruar ndryshe është e vështirë në këtë formë“, ka thënë Veliu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark