Insajderi
Lajme

Abdixhiku pret në takim ambasadorin gjerman, thekson nevojën për stabilitet institucional

Insajderi
06 February 2026 - 17:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku pret në takim ambasadorin gjerman, thekson nevojën për stabilitet institucional
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, zhvilloi sot një takim me ambasadorin gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, në kuadër të konsultimeve politike mbi situatën aktuale në vend.

Biseda u përqendrua në rrethanat politike pas zhvillimeve të fundit, rolin dhe qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe nevojën që vendi të dalë sa më parë nga ngërçi institucional përmes krijimit të institucioneve të reja, stabile dhe funksionale.

“Po ashtu, kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje të veçantë për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë dhe vazhdon të japë për Kosovën, në të gjitha fazat e zhvillimit dhe konsolidimit demokratik të saj, duke e cilësuar Gjermaninë si një partnere kyçe dhe aleate të rëndësishme të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark