Insajderi
Zgjedhjet 2026

Abdixhiku prezanton projektet me 5 miliardë euro investime: Cili nga këto projekte është më i nevojshmi për ju?

Insajderi
07 January 2025 - 13:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku prezanton projektet me 5 miliardë euro investime: Cili nga këto projekte është më i nevojshmi për ju?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se ai ka si prioritet ofrimin e një vizioni për të ardhmen e vendit, duke shmangur ndarjen dhe përçarjen për të shkuarën.

Në një postim të tij në Facebook, Abdixhiku ka prezantuar një seri projektesh që parashikohet të kapin vlerën e 5 miliardë eurove.

Ai gjithashtu ka ftuar qytetarët të mendojnë dhe të shprehin se cili nga këto projekte është më i nevojshmi për ta.

Postimi i plotë:

KAM NJË PYETJE.

CILI NGA KËTO PROJEKTE ËSHTË MË I NEVOJSHMI PËR JU?

Këto janë disa nga zotimet tona të Programit ‘Rruga e Re’. Nga Spitali i Ri, tek Stadiumi Kombëtar e Palestra e Sporteve, nga Qendra e Skijimit në Brezovicë tek Teatri Kombëtar, nga Centrali i Ri me Gaz, tek Unaza e Jashtme e Kryeqytetit; Gaming Hall, Teatri i Operas e Baletit, magjistralet rajonale, Parku Teknologjik e Qendra Kombëtare për Intelegjencë Artificiale!

5 miliardë euro investime!

Cili nga këto projekte është më i nevojshmi për ju?

Pëlqejeni, individualisht, projektet infrastrukturore që ndikojnë jetën e juaj më së shumti!

Programi ‘Rruga e Re’, botimi i tretë – i përditësuar dhe final, është i publikuar në faqen e LDK-së. Me 70 mijë fjalë, i shkruar për mbi 2 vite, nga 270 ekspertë, ky program e bën të ardhmen e vendit tonë siç e kemi ëndërruar përherë!

Nuk jam i interesuar të flas për të shkuarën.

Nuk jam i interesuar të ju ndajë e përçajë.

Dua të ju ofrojë vizionin tonë për të ardhmen me projekte që ndikojnë në jetën tuaj!

Këto projekte me gjithë program, janë prezantuar në 7 takime tematike brenda #LUMIR2025, e në takim me 150 bizneset më të mëdha në vend!

Dhe për ata me mendje në shekullin e shkuar, vizualizimi i projekteve të shkruara nga 270 ekspertë, është bërë me prompte të Midjourney e ChatGPT. Mirë se vini në vitin 2025! 😃

E ardhmja është e bukur!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark