Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime për tre të rinjtë që kanë vdekur tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës.
Ai ka kërkuar nga organet kompetente që të bëjnë hetim të plotë të rastit.
“Me dhimbje e pikëllim të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e tre fëmijëve në tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës. Në emër të gjithë anëtarësisë së LDK-së, ju shpreh ngushëllimet e sinqerta familjeve, ndërsa në këto momente të vështira, qëndrojmë pranë tyre dhe lutemi që ta përballojnë këtë humbje të madhe. Po ashtu lus që të gjitha organet kompetente të zhvillojnë hetim të plotë dhe të shpejtë për të sqaruar rrethanat e kësaj tragjedie”, ka thënë Abdixhiku.