×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Abelard Tahiri e quan vjedhëse ministren Hajdari

    Insajderi
    16 November 2023 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në seancën e Kuvendit, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rezeta Hajdarin.

    Tahiri e quajti Hajdarin ministre që vodhi rezerva shtetërore.

    ”Vitin e parë të qeverisjes së juaj, qytetarët kanë mundur t’i besojnë konfiskimit. Por tashmë në këto tri vite njerëz që keni vjedhur bashkë me Ridvan Muharremin, qe ku e keni një ministre, e cila ka vjedhur rezervat shtetërore.Po ashtu, i keni vjedhur 100 milionë euro përmes energjisë elektrike me Martin Berishajn”, tha Tahiri.

    Ndërsa ministrja Hajdari iu përgjigj duke thënë se s’ka asnjë evidencë se ajo ka vjedhur diçka.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark