Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka konfirmuar mbështetjen që qytetarët e kanë për PDK-në, dhe planin për Rimëkëmbje.
Tahiri është shprehur se mbështetja për PDK-në gjithandej Kosovës, është dëshmia më e mirë se e vërteta, shpresa dhe besimi në të ardhmen me prosperitet, janë themele që PDK-në e bëjnë bashkë me qytetarin e vendit tonë.