×
  • Lajme
  • Lajme

    Abelard Tahiri: Themelimi i byrosë kundër korrupsionit, prioritet i PDK-së për drejtësinë

    Insajderi
    06 February 2021 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Drejtësisë dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Abelard Tahiri, ka thënë se kjo parti do të ketë angazhim kryesor themelimin e një byroje kundër korrupsionit.

    Sipas tij, Kosova s’ka më probleme me legjislacion për hetimin e krimeve ekonomike, por i duhen më shumë njerëz të specializuar në këtë fushë.

    “Ajo që është e rëndësishme është se do të vazhdojmë me zbatimin e rishikimit funksional të sistemit të sundimit të ligjit. Duhet të themelojmë byronë kundër korrupsionit. Kam pas mbështetje kur kam qenë ministër edhe nga Bashkimi Evropian, Amerika e Britania”, ka thënë ai në “Zgjedhjet në KOHË”.

    Tahiri ka thënë se “Kosova s’e ka problem bazën ligjore për konfiskim të pasurisë”.

    “Kemi mungesë të njerëzve të specializuar me hetim të krimeve financiare. Pasuria është shumë jashtë vendit. Duhet të hetohen krimet financiare, kur shumë biznesmenë mund të jenë ortakë me politikanë në vend… duhet të investojmë më shumë në këtë byro, në specializimin e njerëzve që të hetojnë krimet financiare. Më s’kemi punë me legjislacion, kemi bazë ligjore të jashtëzakonshme. Angazhimin do ta kem pikërisht këtu që të themelojmë institucion me njerëz të specializuar për të hetuar këtë krim”, është shprehur ai.

    Tahiri e ka quajtur gabim të jashtëzakonshëm shuarjen e Task-Forcës anti-korrupsion në Policinë e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark