×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi: Qeveria vendosi rritje prej 33 për qind të pensioneve

    Insajderi
    20 May 2016 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka njoftuar para pak çasteve se Qeveria e Kosovës sapo miratoi vendimin “për rritjen e ndjeshme të pensioneve të kontributdhënësve.”

    “Sipas këtij vendimi, pensioni më i ulët do të jetë 158 euro, pensioni për ata që kanë punuar me shkolla të mesme do të jetë 172 euro, pensioni për të gjithë ata që e kanë pas shkollimin e lartë do të jetë 186 euro dhe pensioni për ata që kanë pasur arsimimin superior, përkatësisht diplomat e fakultetit, do të jetë 230 euro. Kjo është një rritje evidente, mesatarisht rreth 33 për qind.

    Sipas Abrashit, me këtë rritje përfundimisht pensionistët mund të bëjnë jetë më të dinjiteshtme.

    Procesi për rritjen e pensioneve të kontributdhënësve ka filluar muaj më parë. /Insajderi.com/Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark