Kate Ferdinand ka konfirmuar humbjen e fëmijës së saj të dytë të palindur me bashkëshortin Rio, ish-mbrojtësin e shquar të Manchester United dhe kombëtares së Anglisë, 12 javë pas një shtatzënie të paparalajmëruar më parë.
Ish-prezantuesja televizive, 31 vjeçe, ndau lajmin tragjik të abortit me ndjekësit në Instagram, shumë prej të cilëve nuk ishin në dijeni të shtatzënisë së saj, në një postim të shkurtër mbrëmjen e së mërkurës.
Kate, tashmë prind i djalit Cree, 20 muajsh, me legjendën e Manchester United dhe Anglisë, Rio, 43 vjeç, zbuloi se ishte shtruar në spital, pasi një skanim rutinë dështoi për të zbuluar rrahjet e zemrës së foshnjës.
Ish-ylli i “TOWIE” shpjegoi se më pas iu desh t’i nënshtrohej një operacioni, i cili zakonisht është heqja e indeve të shtatzënisë pas një aborti. Ajo shkroi: “Herën e fundit që isha në këtë spital linda Cree, por këtë herë ndodhi sepse fëmija ynë i dytë nuk kishte rrahje zemre në ekon 12 javëshe, ndaj duhej të bëja një operacion.
Ne ishim shumë të emocionuar dhe po planifikonim një hapësirë për fëmijën tonë të dytë. Thjesht mezi prisnim t’i ndanim lajmet tona me të gjithë ju, por për fat të keq ndonjëherë jeta thjesht nuk shkon siç kemi planifikuar. Kam kaq shumë për të thënë, por disi nuk i gjej fjalët. Absolutisht jam e shkatërruar dhe zemërthyer…”
Duke u shfaqur në Instagram në qershor, Kate, e cila nuk e njoftoi publikisht shtatzëninë e saj, nuk dha asnjë tregues se mbante në bark një fëmijë, ndërsa pozonte me minifund.
Ish-anëtarja e kastit të “TOWIE” ndau fotot gjatë një darke me nënën e saj Jacqueline dhe djalin e mitur, së bashku me titullin shoqërues: “Një kohë përrallore e kaluar me familjen dhe miqtë”.
Në fillim të atij muaji ajo tha se ishte e etur për të pasur një tjetër fëmijë me Rio, 18 muaj pasi ata mirëpritën Cree. Kate filloi të takohej me futbollistin Rio në vitin 2017, ndërsa u martuan gjatë një ceremonie ekstravagante në Turqi më 2019.
Ata e mirëpritën fëmijën e parë në dhjetor 2020 me prerje urgjente cezariane, teksa Kate më vonë e përshkruante ‘lindjen traumatike’ në Instagram.