Insajderi
Lajme

Abuzonte me fatkeqësitë e të tjerëve, ish-taksisti hap fondacion bamirësie për fëmijët e sëmurë

Insajderi
10 May 2022 - 21:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abuzonte me fatkeqësitë e të tjerëve, ish-taksisti hap fondacion bamirësie për fëmijët e sëmurë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Emisioni më i ndjekur investigativ në Shqipëri “Piranjat” në Abc i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, edhe këtë të martë ka sjellë të tjera denoncime të forta, që nxjerrin në pah abuzuesit me fatkeqësitë e të tjerëve.

Në rrjetën e “Piranjës” Nertila Doko, ka rënë një ish-taksist, i cili ka lënë timonin dhe ka hapur biznesin fitimprurës atë të fondacionit për tu ardhur në “ndihmë” fëmijëve të sëmurë apo në vështirësi.

“Piranja” Nertila ka sjellë një investigim të kopsitur siç duhet me fakte dhe prova, ose në gjuhë popullore me zë dhe figurë, ku tregon se si presidenti i fondacionit “Engjëllushi i vogël”, afron vajza të reja në punë, u jep nga një kuti kursimesh dhe i nis për të mbledhur para për fëmijën e sëmurë, por që në fakt familjes së vogëlushit i shkojnë vetëm “thërrmijat” pasi pjesa tjetër e parave që shqiptarët nxjerrin nga xhepat e tyre për të ndihmuar vogëlushin, shkojnë direkt e në xhepat e bamirësit.

Nuk janë të pakta rastet që hasim çdo ditë në Shqipëri, ku vajza të reja me një kuti në dorë dhe me foton e një vogëlushi “lypin” lëmoshë në emër të tij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark