Adele albumin e saj të ri i'a dedikon djalit të saj - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Adele albumin e saj të ri i’a dedikon djalit të saj

    Insajderi
    09 October 2021 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur Adele ka thënë se albumin e ri të saj e ka publikuar për t’i treguar djalit të saj nëntë vjeçar pse ajo dhe bashkëshorti  saj janë divorcuar.

    “Doja t’i shpjegoja atij përmes këtij regjistrimi, kur ai është në të njëzetat ose të tridhjetat, kush jam dhe pse kam zgjedhur vullnetarisht të marr këtë vendim”, kështu është deklaruar ylli për Vogue.

    Ashtu siç e ka paralajmëruar këngëtarja, kënga “Easy On Me”, është pjesë e albumit që do të publikohet më 15 tetor.

    Adele po ashtu është duke punuar për albumin e saj të katërt i cili do të titullohet “30” e që nënkupton moshën kur ajo është martuar me partnerin e saj Simon Konecki.

    Gjithashtu këngëtarja shtoi se kjo është një plagë për të dhe se nuk e di nëse do të shërohet ndonjëherë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    25 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark