Këngëtarja britanike Adele ka kërkuar një minutë heshtje gjatë një koncerti të saj në Londër për viktimat e sulmit terrorist që ndodhi të martën në Bruksel.
Pas heshtjes, këngëtarja ka ftuar të pranishmit në koncert që të këndojnë së bashku këngën Make You Feel My Love, njofton BBC.
Publiku i është përgjigjur këngëtares me ndezjen e dritave të telefonit, duke krijuar kështu një skenë madhështore./ Insajderi.com