Kandidatja për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Adelina Grainca, ka folur rreth gjendjes së grave në Kosovë pas pandemisë së Covid 19, shkruan Insajderi.
Grainca është shprehur se pandemia ka rënduar veçanërisht jetën e grave në Kosovë, shumë prej të cilave u përballën me rrezikun e humbjes së vendit të tyre të punës.
Adelina Grainca është shprehur se tashmë është koha të bëhemi bashkë për Rimëkëmbjen, e në veçanti Rimëkëmbjen ekonomike të cilën e përfaqëson PDK-ja.