×
  • Lajme
  • Lajme

    Adelina Ismaili i reagon sërish RTK’së: Unë nuk frikësohem, por zhgënjehem

    Insajderi
    02 March 2024 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Radio Televizioni i Kosovës i ka ndaluar transmetimin emisionit të Adelina Ismailit.

    Episoda që nuk u shfaq për publikun ishte ajo në të cilën mysafir ishte teologu njëherësh edhe ish këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Glauk Kojufca, Drilon Gashi.

    Sipas saj kjo u vendos nga nga u.d. së kryeredaktorit i RTK-së

    Ndërkaq Gashi ka thënë se ky vendim është marrë si shkak që bashkëshortja e tij vite më parë e ka raportuar atë në Polici për dhunë në familje. Vepër për të cilën ai është dënuar nga Gjykata Themelore në Pejë.

    Këngëtarja sot ka reaguar sërish në lidhje me këtë temë, ku ka thënë se “Unë nuk frikësohem, por zhgënjehem. Dhe ngritem prap. Unë jam nënë e cila nuk beson në robëri. Unë jam grua e cila vdes vetëm për dashuri. Jam motër krenare. Jam bijë e kësaj toke, tjetër nuk kam. Jam Adelina juaj tash e 38 vite”.

    Ku ka paralajmëruar edhe publikimin e intervistës me Gashin në llogarinë e saj në Facebook.

    Ky është postimi i saj i plotë:

    “Miq të mi. Emisionin e plotë “Show i së premtës” me mysafir teolog Drilon Gashin do ta publikojmë nesër ketu në facebook-un tim. Unë besoj ende në liri. Unë jam Adelina e vogël që këndonte “Me dy gishta përmbi sy të kërkoj demokraci” me Zanfinen 5 vjeqare, nën hundët e milicisë. Unë jam Adelina e “Lavdi ushtari im” në kohë lufte. Unë jam Adelina e “Ushtrinë time do ta bëj” e pasluftes. Unë jam “Sajzeza” e “Amaneti”. Unë jam “Skenderbeu” e “Konstantini” . Unë nuk frikësohem, por zhgënjehem. Dhe ngritem prap. Unë jam nënë e cila nuk beson në robëri. Unë jam grua e cila vdes vetëm për dashuri. Jam motër krenare. Jam bijë e kësaj toke, tjetër nuk kam. Jam Adelina juaj tash e 38 vite. Ju uroj shiki këndshëm nesër. Një fitore e vogël në një rrugë të gjatë.  Nga zemra faleminderit për mbështetjen

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark