×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme / Kosovë

    Adelina Ismaili thotë se RTK ia ndaloi transmetimin e emisionit ku të ftuar kishte hoxhën Drilon Gashi

    Insajderi
    01 March 2024 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Adelina Ismaili ka njoftuar se është ndaluar transmetimi i emisionit të saj në RTK.

    Siç ka shkruar ajo në “Facebook” ndalimi i “Show i së premtes” u bë nga u.d. së kryeredaktorit të RTK-së.

    Të dashur miq. Sonte u njoftova jozyrtarisht që është ndaluar transmetimi i emisionit tim “Show i së premtes” sonte nga u.d. së kryeredaktorit të RTK-së. Për më shumë info, do t’iu njoftojmë në ditët në vijim“, tha ajo.

    Kujtojmë se ajo është përfshirë së fundmi në debate fetare. Ndërsa edhe në emision do të trajtonte këtë temë e të ftuar kishte hoxhën Drilon Gashi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark