×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme / Kosovë

    Adelina Ismajli ia bjen një tepsi e një shishe vaj Haxhiut gjatë intervistës

    Insajderi
    10 March 2024 - 19:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja Adelina Ismaili, në emisionin e saj “Show i së premtës”, së fundi ka pasur të ftuar ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiun.

    Gjatë emisionit Adelina ka marrur një tepsi dhe një shishe vaj, dhe e ka pyetur ministren për deklaratën e zëvendësministit të saj, Blerim Sallahut.

    Haxhiu e ka lavdëruar zëvendësministrin e saj për punët që ai i bën brenda këtij dikasteri. Ajo gjithashtu ka thënë se e ka kritikuar atë se vaji në tepsi nuk shkon shpejt.

    “Diskutimi im me zëvendsin tim të cilin e respektoj shumë sepse përnime punon shumë pa asnjë ankesë, punon edhe nuk ka komplekse pse nuk është emri jem këtu, pse un nuk jam afër teje ka kështu nganjëher pse nuk më ule në krah të djathtë pse nuk më ule në krah të majtë e pse nuk më qite në foto të dytin ose të tretin, është ndër të radhët ku hiq veç angazhohet edhe punon e nuk ka komplekse të tilla prandaj e çmoj shumë. Në këtë drejtim komenti im ndaj tij ka qenë që a e din ti që vaji në tepsi nuk shkon shpejt duhesh me sill tepsin, tha shkon shkon i thash jo jo veç kur është e nxehtë tepsia tani shkon”, u shpreh Haxhiu.

    Kujtojmë se Zëvendësministri i drejtësisë, Blerim Sallahu, ishte bërë viral me disa deklarata të dhëna në një emision gjatë vitit 2022.

    Ai ishte përpjekur ta elaboronte punën e shpejtë në Ministrinë e Drejtësisë.

    “Niveli i shpejtësisë së punës së Ministrisë së Drejtësisë dhe cilësisë, mund të krahasohet me nivelin e shpejtësisë së shpërndarjes së vajit në tepsi”, ishte shprehja e Sallahut.

    Më tutje Haxhiu për deklaratën e zëvendësministrit të saj tha se kanë diskutuar shumë.

    “Kemi diskutu shumë është e natyrshme me përdor shprehje të tilla për me tregu sa shumë jemi duke punuar në këtë drejtim por që tash tjerët e kanë diskutu”, tha Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark