×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ademi flet pas barazimit me Ballkanin: Kjo pikë sado pak mund të na jap guxim për të ardhmen

    Insajderi
    23 April 2022 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Ulpianës, Fadil Ademi, ka arritur që me skuadrën e tij ta fitojë një pikë përballë liderit të Superligës, Ballkanit.

    Ademi pas ndeshjes tha se është i kënaqur, por se me pak fat, Ulpiana ka mundur ta fitojë tërë ndeshjen.

    “Kur humb pikë dhe je duke luftuar për ekzistencë, nuk është ndjenjë e mirë. Kjo vlen edhe për ndeshjen e sotme. Kemi fituar një pikë, por jemi në një formë jo të mirë të rezultateve. Kjo pikë sado pak mund të na jap guxim për të ardhmen. Ishim të vetëdijshëm që ndesheshim me liderin, që ka lojtarë shumë të mirë individualisht dhe ka trajner të mirë. Kjo na ka bërë që ne të përmirësohemi dhe t’i kundërvihemi edhe Ballkanit. Me pak fat do të mund ta fitonim ndeshjen, por edhe barazimi nuk është keq”, është shprehur Ademi.

    Ulpiana barazoi 1:1 ndaj Ballkanit, por me gjasa shumë të vështira për të mbijetuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark