×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ademi flet pas golit që realizoi ndaj Shkupit: Nuk është ditë e lumtur edhe pse shënova gol

    Insajderi
    20 July 2022 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kapiteni i Dinamo Zagrebit dhe përfaqësueses së Maqedonisë, Arijan Ademi, pas ndeshjes në “Maksimir” u shpreh se nuk është një ditë shumë e lumtur për të, pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer me gol dhe asist në barazimin 2-2 ndaj kampionit të Maqedonisë, skuadrës së FC Shkupit.

    “Kishim kontrollin e ndeshjes, kemi krijuar raste të mira, por në fund ishte 2-2. Gabimet na kushtojnë shumë dhe do të duhet të bëjmë shumë më mirë në Shkup. Nuk ka pasur nënvlerësim, sepse ne kemi hyrë shumë mirë në ndeshje, kemi qenë fenomenal për 20 minuta, të gjithë ishim në gjysmën e tyre, dhe pas huqjes sime, u futëm krizë dhe pranuam një gol nga gabimi në vijën e fundit.

    Por nuk ka asgjë për të ardhur keq, kemi një ndeshje në Koprivnicë me Slaven Bellupon, për tre ditë, pastaj është vizita në Shkup.

    Jam i kënaqur me sa ndeshje kam luajtur për Dinamon dhe sa gola kam shënuar në Evropë, por kjo ditë nuk është shumë e lumtur për mua, pavarësisht se shënova golin e 12-të

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark