×
  • Sport
  • Sport

    Ademi në histori të Dinamo Zagreb, bëhet lojtari i dytë me më së shumti paraqitje

    Insajderi
    27 April 2024 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Dinamo Zagreb mbetët ende në garë për titull, pasi mposhti minimalisht 1:0 Varazdin në javën e 32-të në HNL-në kroate.

    Në këtë takim minuta pati edhe për lojtarin shqiptar, Arijan Ademi.

    Ademi u inkuadrua në lojë në minutën e 85’të pasi zëvendësoi Sucic.

    Me këtë paraqitje, sulmuesi i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut shkoi në shifran e 400 paraqitjeve me fanellën e Dinamo.

    Vetëm një lojtar ka më shumë paraqitje se Ademi. Ai është Drazhen Ladic, ish-portieri i Kombëtares së Kroacsë (468).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark