×
  • Sport
  • Sport

    Ademi s’është në dijeni për arrestimet në Francë për kurdisje në Superligën e Kosovës

    Insajderi
    23 February 2023 - 23:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Federatës së Futbollit së Kosovës, Agim Ademi, tha se nuk është në dijeni se nëntë persona janë arrestuar nga Juridiksioni i Specializuar Ndërrajonal të Nancyt (Jirs), për kurdisjet e ndeshjeve në Superligën e Kosovës.

    Ai i tha shkurtimisht KOHËS të enjten mbrëma se nuk ka parë asnjë lloj raportimi dhe se për këtë çështje do të flasë nesër (të premten).

    “Jo, s’kam parë asgjë, nesër flasim. S’jam i informuar, asgjë s’kam pa”, tha Ademi.

    Gjykata franceze bëri të ditur se të paktën katër ndeshje të elitës së futbollit të Kosovës janë manipuluar për qëllime përfituese me bazë në Francë dhe në Kosovë.

    Për gati një vit, Gjykata franceze tha se është hetuar korrupsioni sportiv dhe mashtrimi i organizuar “që përfshinë një klub futbollit të elites së futbollit në Kosovë”.

    Emri i klubit nuk është bërë i ditur, por “analizat e koeficientëve dhe videove të disa ndeshjeve, e ka bërë të mundshme konfirmimin e manipulimit të rezultatit të disa prej tyre”, thuhet tutje në komunikatë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark