×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    “Adhuruesi i flaktë” i Kurtit që punësoi militantët e Lëvizjes Vetëvendosje në KEK, emërohet zv. kryeshef në këtë ndërmarrje

    Insajderi
    23 February 2024 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria nuk e ka ndërmend ta lë të lirë Korporatën Energjetike e Kosovës. Kjo ndërmarrje dje ka bërë të ditur se në mbledhjen e mbajtur është emëruar Bekir Gërguri, në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në KEK, ndërsa Ramadan Budakova si ushtrues detyre në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv . Të dy emrat janë të lidhur me pushtetin aktual.

    Gazeta Insajderi

    Në një njoftim për media nga Korporata Energjetike të Kosovës, thuhet se ushtrues i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv është emëruar Bekir Gërguri, i cili ka pranuar detyrat dhe autorizimet e plota për udhëheqjen e të gjitha operacioneve të KEK-ut, ndërsa Ramadan Budakova është emëruar zv. Kryeshef Ekzekutiv.

    “Bordi i Drejtorëve (BiD) KEK sh.a. është̈ i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike. Lidhur me këtë, në mbledhjen e mbajtur dje me datë: 21.02.2024 ka marrë dy vendime të rëndësishme të cilat kontribuojnë në menaxhimin korporatës. Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. gjithashtu ka emëruar z. Ramadan Budakova në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) dhe njëkohësisht z. Përparim Kabashi, është kthyer në detyrat dhe përgjegjësitë e tij te cilat i ka ushtruar para emërimit të tij në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre)”, njofton Korporata Energjetike e Kosovës.

    Bekir Gërguri që tashmë ka pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në KEK, ishte kandidat për Asamblenë Komunale në komunën e Obiliqit.

    Në listën e rezultateve të zgjedhjeve lokale të vitit 2017, Bekir Gërguri figuron edhe si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë Kosovë.

    Ai kishte arritur të siguronte vetëm mbi 40 vota.

    Emri tjetër që ka lidhje me LVV-në, është Ramadan Budakova.

    Kush është Ramadan Budakova?

    Ramadan Budakova është “adhurues i flaktë i Albin Kurtit”.  

    Së paku kështu tregojnë postimet e Budakovës, në profilin e tij në “Facebook”. 

    Përveç kësaj, admirimin ndaj të parit të vendit duket se e ka trashëguar edhe djali i tij Edon Budakova. Siç merr vesh Insajderi ai është anëtar i kryesisë së VV-së në Lipjan.

    Gazeta Insajderi në vitin 2022 ka raportuar për punësimin e militantëve në KEK, ku Ramadan Budakova, ishte njëri nga anëtarët e komisionit.

    Insajderi lidhur me ndikimin e mundshëm ka pyetur edhe vetë Budakovën, por i njëjti deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk ka kthyer përgjigje./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark