Insajderi
Insajderi

Adminat e grupit “#mekryeministrin” arsyetojnë mbylljen: Do të kthehemi përsëri

Insajderi
01 December 2021 - 17:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Adminat e grupit “#mekryeministrin” arsyetojnë mbylljen:  Do të kthehemi përsëri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Adminat e faqës #mekryeministrin kanë reaguar pas mbylles së grupit.

Ata thonë se  grupi #meKryeministrin është pezulluar nga “Facebook-u” për shkak të raportimeve të organizuara nga grupe të ndryshme të lidhura ngusht me klikën e vjetër politike e të disa portaleve që paguhen nga to.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, ndjekës dhe kontribues të grupit #meKryeministrin,

E ndjej obligim të ju informoj se grupi #meKryeministrin është pezulluar nga “Facebook-u” për shkak të raportimeve të organizuara nga grupe të ndryshme të lidhura ngusht me klikën e vjetër politike e të disa portaleve që paguhen nga to.

Krejt kjo sepse iu kanë frikësuar grupit #meKryeministrin.

Ne u rritëm sepse na përkrahnin qytetarët. Këta investojnë milionat që kanë përfituar në mënyrë të jashtligjshme dhe asnjëherë nuk arritën të rriten sa ne. Ne nuk shitemi e as nuk blihemi, ne i shërbejmë vendit e interesave të disave.

Kjo nuk është hera e parë që kanë provuar të na e mbyllin grupin.

Fillimisht na raportuan disa herë sepse prezantonim drejtë mendimet e qytetarëve për qeverinë Kurti I, këta shpifin e dezinformojnë opinionin publik kundër qeverisë Kurti. Ishim zëri që nuk u ndalëm pro të drejtës, pro Albinit deri në fitoren e dytë të Kryeministrit Kurti. Prandaj na frikësoheshin e prandaj sot po festojnë.

Tani na raportuan sepse mbrojtëm denjësisht e reaguam zëshëm kundër deputetes Blerta Deliu që i quajti terroristë ish luftëtarët e UÇKsë.

Qytetarë të nderuar, ne do të kthehemi përsëri edhe më fuqishëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark