×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Adnan Januzaj largohet nga Real Sociedad – destinacioni i radhës Turqia ose Franca

    Insajderi
    25 June 2021 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Adnan Januzaj do të largohet nga Real Sociedad gjatë këtij afati kalimtar të verës.

    Sulmuesi shqiptar ka katër vite që është pjesë e klubit bask dhe do të largohet një vit para skadimit të kontratës.

    Klubi spanjoll i ka ofruar rinovimin, por Januzaj nuk e ka pranuar pasi dëshiron një aventurë të re.

    26-vjeçari ende nuk ka vendosur për të ardhmen dhe ka dy opsione ku mund ta vazhdoj karrierën.

    Gjiganti francez Monaco ka shprehur interesim për transferimin e tij, por Januzaj kërkohet edhe në Turqi nga Galatasaray.

    Sociedad synon që nga shitja e yllit nga Kosova të përfitojë rreth shtatë milionë euro, duke marrë parasysh që lojtari është futur në vitin e fundit të kontratës.

    Edicionin e kaluar, Januzaj luajti në 36 ndeshje zyrtare për Sociedadin ku shënoi katër gola dhe bëri katër asistime.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark