Adnan Sogojeva, kandidat për deputet nga PDK, me numrin 95, ka ndarë pamje nga hapja e fushates në Prizren.
“Një sallë e mbushur plot, një atmosferë që frymonte shpresë dhe vendosmëri, dhe një mesazh i qartë, Kosova ka nevojë për lidership të fortë dhe vizion të qartë”, tha ai.
Postimi:
Sonte, me energji të jashtëzakonshme dhe mbështetje të fuqishme qytetare, u hap zyrtarisht fushata e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren. Një sallë e mbushur plot, një atmosferë që frymonte shpresë dhe vendosmëri, dhe një mesazh i qartë, Kosova ka nevojë për lidership të fortë dhe vizion të qartë. Në këtë garë hyj me përgjegjësi, i udhëhequr nga një vullnet i palëkundur për ta kthyer shpresën e qytetarëve në veprim konkret. Bashkë. Përpara.
