×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Adobe së shpjeti mbyll aplikacionin Shockwave

    Insajderi
    12 March 2019 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shockwave ka humbur terren përballë teknologjive si HTML5 dhe WebGL. Kompania këshillon zhvilluesit të kalojnë në formate universale nëse ende mbështeten tek aplikacionet e uebit.

    Adobe nuk do ti kthejë shpinën vetëm Flash. Gjigandi i softuerit përmes disa e-mail-eve dërguar tek përdorues sinjalizoi fundin e Shockwave për Windows më 9 Prill 2019.

    Kompania tashmë ka braktisur Adobe Director dhe Mac Play në 2017-ën por kjo e fundit përfaqëson një shtojcë uebi.

    Përdoruesit e vetëm që do të fitojnë mbështetje përtej saj janë konsumatorët sipërmarrës kontratat e të cilëve mbarojnë në 2022.

    Nuk përbën çudi që Adobe po vepron në këtë mënyrë. Interneti ka ndryshuar. Shockwave ka humbur terren përballë teknologjive si HTML5 dhe WebGL. Kompania këshillon zhvilluesit të kalojnë në formate universale nëse ende mbështeten tek aplikacionet e uebit.

    Me largimin e Shockwave nuk do tu mungojnë shumë gjëra në uebsajte të ndryshme por ende mund të shkaktojë probleme. Shumë lojëra të vjetra që janë ndërtuar rreth shockwave do të ndalojnë të funksionuari. Atë kohë HTML nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm.

    Vdekja e Shockwave do ti bëjë ato aplikacione të papërdorshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark