Adriana dhe Keith shkëlqejnë me dukjen elegante krah njëri-tjetrit: Kur ndihesh e përmbushur dhe perfekte - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Adriana dhe Keith shkëlqejnë me dukjen elegante krah njëri-tjetrit: Kur ndihesh e përmbushur dhe perfekte

    Insajderi
    20 August 2021 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pavarësisht kritikave e ofendimeve të shumta, Adriana Matoshi vazhdon të jetë tejet e lumtur në krahët e të dashurit të saj, Keith Groeneveld.

    Aktorja, e ndjekur nga mijëra fansa në rrjete sociale, po e dëshmon dita-ditës dashurinë e madhe që ka ndaj partnerit të saj – 20 vite më të ri.

    Të njëjtit po e shijojnë mjaft shumë kohën së bashku, ndërsa së fundmi morën vëmendje me paraqitjen elegante në një nga daljet e tyre.

    Ka qenë aktorja nga Gjilani ajo e cila ka ndarë disa imazhe të reja përkrah Keith, në një nga paraqitjet e tyre të përbashkëta.

    Matoshi duket në formë të mrekullueshme me fustanin e zezë me nuanca të ngjyrës nude, e Keith në anën tjetër me kostumin blu.

    “Kur ndihesh e përmbushur dhe perfekte”, ka shkruar ajo.

    Reagimet në hapësirën e komenteve vijuan si gjithnjë me miqtë e tyre të cilët i komplimentuan për ‘look-un’, gjersa nuk mungon edhe të tjerët me kritikat e zakonshme për çiftin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark