×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Adriana Matoshi do ta prezantojë këtë festival të rëndësishëm

    Insajderi
    02 November 2023 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktorja e njohur dhe deputetja në Kuvendin e Kosovës do të jetë një ndër prezantueset e Festivalit të Këngës në RTSh.

    Kjo u bë e ditur gjatë konferencës së parë për media të festivalit.

    “Do të jem një prezantuese e re, që për herë të parë në jetën time marr pjesë në këtë event”, tha Matoshi.

    Është një sfidë e madhe për mua, por si person mua më pëlqejnë sfidat. Mezi po pres që të fillojë festivali dhe të kënaqemi me këngët që i keni përzgjedhur. Suksese të gjithëve dhe uroj që të kënaqemi bashkë”, u shpreh aktorja.

    Kujtojmë se edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në RTSh do të mbahet më 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor të këtij viti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark