×
  • Showbiz
  • Show

    Adriana Matoshi “qetëson” popullin: Ushqimi për FSK’në, përpjekje për të dezinformuar

    Insajderi
    02 October 2024 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cilësia e dobët e ushqimit për ushtarët e FSK’së ka ngjallur edhe reagimin e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.

    Ajo me anë të një postimi në ‘Insta Story’ ka deklaruar se çka po thuhet për ushqimin e FSK’së është “veç një përpjekje me dezinformu popullin”, shkruan Insajderi.

    Asnjëherë s’ka me kalu rrena përballë të vërtetës. Krejt çka po thonë për ushqimin në FSK është veç një tjetër përpjekje për me dezinformu popullin. Ushqimi është i mirë e aty punojnë njerëz të ndershëm e ushtarë që jetojnë me këtë realitet çdo ditë”, thuhet në ‘Insta Story’-n e deputetes Matoshi.

    Po çka i bën këto rrena të kota është fakti që gjithkush që është aty e din të vërtetën. Populli duhet të dijë që e vërteta gjithmonë del në shesh, se rrenat s’kanë kurrë fuqi me mbajtë gjatë”. /Insajderi.org/

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark