×
Show

Adrola Dushi fillon punën si modele në SHBA

Insajderi
04 September 2016 - 20:09
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Adrola duket se ka nisur punën si modele në SHBA, dhe këtë e konfirmojnë fotot që ajo ka postuar në rrjetet sociale. Bukuroshja shqiptare ka nisur të pozojë për brendin e veshjeve “B&B” couture në New York.

Fotot janë realizuar nga fotografi i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Fadil Berisha. Adrola Dushi u shpall Miss Universe Albania 4 vite më parë dhe menjëherë më pas gjeti shpirtin e saj binjak, transmeton panorama.

“Gjithmonë kam dashur të kem një familje të lumtur, por asnjëherë nuk mendova se të gjithë këto do të vinin kaq shpejt”, ka rrëfyer Dushi në një intervistë para se të linte Shqipërinë. Bukuroshja, e cila ra menjëherë në sy të Fadil Berishës për bukurinë e saj, është me origjinë nga Rrësheni.

Ajo është bërë nënë pa mbushur akoma 20 vjeçe, por arriti të rikthejë linjat e saj perfekte menjëherë pa lindjes. Djali i saj Troi, i cili ka lindur në Amerikë, tani është tre vjeç dhe kjo duket se ka qenë koha e duhur që Adrola ta marrë më seriozisht karrierën e saj si modele. “Zgjodha të shkoj në Amerikë për të ardhmen e karrierës sime dhe të djalit. Kam marrë disa propozime për modele atje.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark