×
  • Showbiz
  • Fokus 2

    Adrola sapo e pranoi indirekt lidhjen e saj me Capital T

    Insajderi
    21 September 2023 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prej shumë kohësh Adrola Dushi dhe Capital T përfliten për lidhjen e tyre të dashurisë por nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht.

    Në çdo paraqitje të tyre ata nuk mund të ikin nga kjo pyetje por përgjigje konkrete nuk marrim.

    Së fundmi Adrola e ftuar në ‘’Top Albania Radio’’ padyshim që u ‘’ngacmua’’ edhe për këtë pjesë.

    “Sigurisht që më pëlqejnë trimat edhe patjetër që nuk mund të ishte ndryshe pa një trim në krahë (qesh).”-tha modelja me batuta referuar dhe emrit të vërtetë të reperit, i cili quhet Trim Ademi.

    Kjo ishte një nga deklaratat më të përafërta që mund ta quajmë si një konfirmim indirekt.

    Më pas ajo u ndal te koncerti ‘Time Capsule’ që reperi realizoi në Prishtinë pak javë më parë.

    Jam shumë fanse e tij me thënë të drejtën, po ta shikoni telefonin tim unë nuk kam asnjë foto dhe asnjë video nga ajo natë sepse e kam shijuar pafund atë koncert.”-u shpreh Adrola.

    Tutje Adrola foli edhe për pjesën e bërjes publike të romancës së saj duke thënë se nuk do ta bëjë kurrë pasi do ta shijojë dhe mbajë vetëm për vete jetën e saj private.

    Për të qenë e sinqertë siç ka ardhur koha dhe siç kanë ardhur gjërat nuk më pëlqen më fare që të kem asgjë më publike. Nuk ka absolutisht gjë më të bukur sesa kur i shijon gjërat në privatësi domethënë çfarë shikoj unë në rrjetet sociale tmerrohem thjesht sepse ne njihemi të gjithë së bashku dhe nuk ka se e dimë shumë mirë si shkojnë gjërat dhe kur shikoj disa tmerre thjesht nuk i duroj dot dhe nuk dua të futem tek ajo gjëja sepse marrëdhënia është gjë shumë e shenjtë dhe nuk dua ta shes dhe të fitoj nga ajo gjëja ime dhe realisht dua që ta mbaj vetëm për veten time. Nuk e di nëse do t’ja dal në jetën time të kem një marrëdhënie shumë private. Nuk dua që emri im të lakohet për gjëra të tilla, unë e kam të shenjtë familjen. Nuk jam fanse që të dal dhe të bëhet publike diçka që është e jotja personale dhe që ti e shijon, e jeton, e gëzon dhe e do. Realisht shumë herë them që dua të zhdukem fare sepse nuk e dua, ju më njihni unë jam shumë e thjeshtë kam dëshirë që t’i shijoj gjërat e mia pa bërë shumë zhurmë.” 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark