×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Aeroplanët super luksozë të Zelandës së Re – pamjet nga brenda ku shihen edhe shtretërit

    Insajderi
    29 June 2022 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aviokompania “Air New Zealand” ka zbuluar tetë aeroplanët e rinj Dreamliners që pritet të ngritën në qiell nga vitit 2024, ku pasagjerët do të jenë shumë të kënaqur me shërbimet që do të ofrohen gjatë udhëtimit, ku edhe ata në klasin ekonomik do të mund të shtrihen dhe pushojnë gjatë udhëtimit.

    Brenda dy viteve kompania e Zelandës së Re do të ofrojë edhe suitat e re për Business Premier Luxe, Business Premier si dhe ato për klasin ekonomik – duke i treguar pasagjerëve rëndësinë e fjetjet gjatë udhëtimit komfort, transmeton Telegrafi.

    Ulëset e Business Premier Luxe janë të dizajnuar për pasagjerët që kërkojnë më shumë hapësirë dhe privatësi, e këtë do të mund ta shijojnë edhe ata në klasin ekonomik.

    Çdo pasagjer mund të rezervojë një shtrat që ofron privatësi, ka mbushës USB dhe ventilim personal. Me t’u futur brenda pasagjeri, ekuipazhi ia ndërron çarçafët.

    Në anën tjetër nuk është zbuluar kostoja e udhëtimit me këta aeroplanë të Zelandës së Re, që po konsiderohen si një lloj revolucioni në këtë industri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark