×
  • Lajme
  • Insajderi

    Afër 20 mijë fluturime nga aeroporti i Prishtinës për 11 muaj, për ku ia mësynë udhëtarët më së shpeshti?

    Insajderi
    23 December 2022 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qendra e përshëndetjeve dhe “lamtumirave” prej disa vitesh në Kosovë është Aeroporti Ndërkombëtar i vendosur 15 kilometra në jugperëndim të Prishtinës, i emëruar “Adem Jashari”.

    Si porti i vetëm i hyrjes për udhëtarët ajrorë në Kosovë brenda vitit ka një numër të lartë të fluturimeve.

    Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, zëdhënësja e e ANP-së, Valentina Gara tha se përgjatë 11 muajve, përkatësisht janar-nëntor, janë realizuar 19,986 fluturime.

    “Duke llogaritur periudhën nga Janari i këtij viti e deri në nëntor, në Aeroportin e Prishtinës janë realizuar gjithsej 19.986 fluturime”, tha Gara për Insajderin.

    Kosova njihet si vend nga ku kanë migruar shumë qytetarë, kjo për shkak të kushteve ekonomike por edhe luftës së fundit.

    Ndër vendet ku numërohen më së shumti mërgimtarë janë Gjermania, Austria, Zvicra por edhe Amerika.

    Sipas të dhënave të Aeroportit, fluturimet më të shpeshta këtë vit kanë qenë drejt Zvicrës.

    “Numri më i madh i fluturimeve ka qenë për në Zvicër me plot 3.320 fluturime”, tha Gara.

    Me gjithsej 85 destinacione të planifikuara për aterim, prej janarit deri më nëntor të këtij viti, kanë udhëtuar gjithsej 2.753.900.

    “Gjatë kësaj kohe ka pasur një numër të madh të pasagjerëve, pra prej janarit e deri në nëntor për disa destinacione. Aeroporti i Prishtinës këtë vit kishte të planifikuara 85 destinacione, gjithmonë duke llogaritur se në disa shtete janë disa aeroporte. Numri i pasagjerëve është 2.753.900”, tha zëdhënësja e ANP-së për Insajderin.

    Në anën tjetër, muaji korrik dhe gusht duket se preferohen më shumë për udhëtime. Në këta dy muaj, janë realizuar gjithsej 1 mijë e 274 fluturime.

    “Periudha Korrik-Gusht, mesatarja për vitin 2022 është 1.274 fluturime dhe 367.697 udhëtarë”, tha për fund Gara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark