Insajderi
Lajme

Afër 300 mijë euro për pagat e kabinetit të Mustafës

Insajderi
11 May 2016 - 15:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria e Kosovës që përbëhet nga një kryeministër, dy zëvendëskryeministra, 19 ministra dhe 2 ministra pa portofol shpenzon për paga çdo muaj 24.067 euro.

Kështu është thënë në një raport të Institutit Demokratik të Kosovës, sipas të cilit, për një vit, vetëm për paga të këtyre zyrtarëve paguhet 288 mijë euro.

Nga buxheti, për paga të këtyre zyrtarëve të lartë për çdo muaj mesatarisht ndahen 24 067 euro.

Paga mesatare e secilit zyrtar të lartë është 1 146 euro, thuhet në raportin e KDI-së./Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark