Të premten e 9 tetorit të vitit të kaluar, në ora 12:41, ishin ekzekutuar mbi 2 milionë euro, në mënyrë ilegale nga Thesari i Shtetit në llogarinë e kompanisë “LDA Group” Sh.P.K., me bazë në Llapushnik të Drenasit.
Një vit pas këtij krimi kibernetikë Prokuroria Speciale ka ngritu aktakuzë ndaj Labinot Grudës dhe Kadri Shalës.
“I pandehuri L.G., akuzohet për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 i KPRK-së, ‘’Hyrja në sistemet kompjuterike’’ nga neni 327 të KPRK – së, ‘’Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes’’ nga neni 336 të KPRK- së, si dhe ‘’Shpëlarje e parasë’’ nga neni 308 të KPRK-së, lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e shpëlarjes së parasë dhe financimin e terrorizmit, në bashkëkryerje me të pandehurin K.SH”, thuhet në njoftimin e sotëm të Prokurorisë, shkruan Gazeta Insajderi.
Atë kohë nga Thesari tek kompania pronë e Valon dhe Kadri Shalës ishin kryer katër transaksione: 330 mijë euro; 375 mijë euro; 622 mijë euro; 750 mijë euro, dhe më pas ishin transferuar në disa xhirollogari të tjera.
Pagesat ishin kryer nga i dyshuari kryesor, Labinot Gruda.
Gazeta Insajderi përmes një serie shkrimesh kishte raportuar për njërën nga vjedhjet më skandaloze në kuletën kryesore të shtetit.
Gjithçka rreth këtij rasti: