Afera me tender në Gjilan - Këto janë kompanitë që i përfaqësonte i arrestuari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Afera me tender në Gjilan – Këto janë kompanitë që i përfaqësonte i arrestuari

    Insajderi
    14 April 2025 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi, pak më parë raportoi për Drilon Etemin, i cili sot është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se ka mashtruar gjatë aplikimit në një aktivitet të prokurimit në Komunën e Gjilanit.

    Insajderi ka zbuluar se rasti kishte të bëjë me një tender për “Rregullimin e rrugëve të arave për nevojat e Bujqësisë” në Gjilan. Lidhur me këtë tender, Drilon Etemi ka qenë përfaqësues i grupit të Operatorëve Ekonomikë: “Fortesa Sh.p.k; Albaproject Sh.p.k; N.P. “Auremont”.

    Drilon Etemi, dyshohet se ka tentuar t’i përfitojë 400 mijë euro duke aplikuar me një vulë të një kompanie që nuk është i autorizuar.

    E ka keqpërdor vulën e firmës duke e falsifikuar” tha burimi për Insajderin.

    Ky rast ka shkuar edhe Organin Shqyrtues të Prokurimit, i cili e kishte vendosur në listë të zezë kompaninë “Fortesa SH.P.K” pasi dyshohej për falsifikim të nënshkrimit dhe vulës së një kompanie tjetër gjatë aplikimit në një tender në Komunën e Gjilanit.

    Në këtë tender, “Fortesa SH.P.K” që ishte pjesë e Grupit të Operatorëve Ekonomikë, të përbërë nga kompanitë, “AlbaProject” dhe “Auremont”, ka hyrë listë të zezë për tre muaj, por dy të fundit nuk u vendosën në listën e zezë të OSHP.

    Paneli Shqyrtues i Gjykatës së tenderëve konstatoi se kompania “Fortesa SH.P.K.” në tenderin për “Rregullimin e rrugëve të arave për nevojat e Bujqësisë” i iniciuar nga Komuna e Gjilanit më 20.09.2023, ka mashtruar me dokumentacionin e dorëzuar në këtë aktivitet të prokurimit.

    Sipas vendimit të OSHP-së, Komuna e Gjilanit ka dorëzuar prova të mjaftueshme që dëshmojnë se kompania “Fortesa SH.P.K, në këtë aktivitet të prokurimit ka mashtruar/falsifikuar nënshkrimin dhe vulën e kompanisë “Eing COM” në dokumentin e marrëveshjes për bashkëpunim për dhënie me qira të makinerisë së kërkuar në Dosje të Tenderit.

    Sipas vendimit të OSHP-së për diskualifikim, kompania “Fortesa SH.P.K” nuk ishte përgjigjur ndaj kërkesës së Komunës së Gjilanit, si Autoritet Kontraktues në tenderin “Rregullimin e rrugëve të arave për nevojat e Bujqësisë”.

    “Nuk i është përgjigjur kërkesës së Autoritetit Kontraktues të datës 20.10.2023” – thuhet në vendim, duke shtuar se më pas Komuna e Gjilanit iu ka shkruar veç e veç kompanive, marrëveshjet për marrjen e pajisjeve me qira me të cilat ishin prezantuar nga “Fortesa SH.P.K”, thuhet në vendim.

    “Në vendimin e OSHP’së shihet qartë se përfaqësuesit e këtij konzorciumi me vetëdije gjatë ofertimit në këtë aktivitet kanë paraqitur dokumentacion me përmbajtje të rreme dhe të falsifikuara në emër të kompanisë “Eing Com” Sh.p.k dhe kompanisë “Bageri” me të cilat kanë krijuar marrëdhënie juridike duke i hartuar, vënë nënshkrimin dhe vulën e tyre pa autorizim dhe pa dijen e këtyre kompanive, gjegjësisht përfaqësuesve të autorizuar të tyre.

    “Bazuar në faktet dhe dëshmitë e dokumentuara përmes platformës e-prokurimi, rrjedhën dhe analizën e procedurës së prokurimit, rezultati i vlerësimit tregon se grupi i OE “Fortesa Sh.p.k; Albaproject Sh.p.k; N.P. “Auremont” i ka krijuar dhe paraqitur në këtë aktivitet këto dokumente me përmbajtje të rreme apo të falsifikuara me qëllim të mashtrimit apo vënies në lajthim AK’së dhe me qëllim të ndikimit në vendimmarrjen e AK’së gjatë ekzaminimit, vlerësimit dhe krahasimit të tenderëve, ashtu që t’a eliminojë konkurrencën në raport me konkurrentët tjerë dhe në këtë mënyrë të shpallej fituese për projektin në fjalë dhe përfitojë në mënyrë të kundërligjshme fonde publike sipas ofertës me çmimin e peshuar për njësi prej 31.12€ nga shuma e përgjithshme e vlerës së parashikuar prej 400,000.00€”, thuhet në vendimin e OSHP’së


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark