Insajderi
Lajme

Afera në BKS: Pronari i ‘Reforma’ shpk obligohet të paraqitet në stacionin e policisë

Insajderi
10 January 2026 - 17:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Afera në BKS: Pronari i ‘Reforma’ shpk obligohet të paraqitet në stacionin e policisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj katër të arrestuarve në rastin e njohur si rasti i BSK-së.

Ndërkaq, ndaj 35 të dyshuarve të tjerë është caktuar masa e paraqitjes së rregullt në stacionin policor. Në mesin e personave ndaj të cilëve është caktuar kjo masë është edhe Azem Rusinovci, pronar i kompanisë “Reforma”.

“Të pandehurit, personit juridik ‘Reforma’ SHPK, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘keqpërdorimi i besimit’, si dhe të pandehurit Azem Rusinovci, si person përgjegjës i personit juridik ‘Reforma’ SHPK, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren, i është caktuar masa e paraqitjes së rregullt në stacion policor”, thuhet në vendimin e Gjykatës, të siguruar nga Insajderi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark